Një rast i rëndë ka ndodhur ditë më parë në Obiliq, ku një e mitur dyshohet se është dhunuar seksualisht nga vjehrri i saj.
Burime të Sinjalit brenda prokurorisë, bëjnë me dije se rasti dyshohet të ketë ndodhur me 6 korrik, derisa në Polici u lajmërua pas 3 ditësh, saktësisht ditën e djeshme nga nëna e viktimës.
Gjithçka dyshohet se ndodhi në fshatin Plemetin, ku edhe viktima edhe i dyshuari i përkasin komunitetit ashkali.
Sipas informacioneve, e mitura është e martuar dhe rasti ndodhi pas mesnatës përderisa bashkëshortin nuk e kishte në shtëpi.
Rasti është lajmëruar në Polici nga nëna e viktimës, e kjo e fundit u intervistua në prezencë të saj.
Policët kompetent të ngarkuar me hetimin e rastit tashmë kanë përgatitur strategjinë në koordinim me prokurorin e shtetit, por akoma nuk është arrestuar askush lidhur me rastin.