Hyrja e një ndërtese sociale në rrugën “Shotë dhe Azem Galica” në Viti ndodhin vërshime, kur ka reshje të mëdha të shiut.
Njëjtë ndodhi edhe para një jave, kur hyrja ose dalja në të ishte pothuajse e pamundur.
“Kur bie shiu vjen prej rrugës kryesore se s’ka kah të shkojë dhe prej atje nëpër rrugë këtu drejt e në banesë vjen, prej kësaj shkallës këtu e deri në fund mbushet ujë”, tha një banor.
Sipas tij, me vërshime përballen që kur janë vendosur në këtë ndërtesë e se problemin e kanë adresuar edhe te komunarët.
Zgjidhje të shpejtë për 25 familjet premtoi drejtori për Shërbime Publike në Komunën e Vitisë, Basri Aliu.
Ai, përmes telefonit, tha se do të hapet një kanal në mënyrë që ujërat atmosferike të mos përfundojnë në ndërtesë.