Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar qeveritë dhe njerëzit për përhapjen e variantit Omicron, duke theksuar se përhapja e variantit të ri është më e rrezikshme për shkak të ri-infektimit.
Por sipas OBSH-së, ky variant ka diçka pozitive pasi shkakton simptoma më të lehta se Delta, megjithëse është ende herët për të arritur në përfundime. Qëllimi i OBSH-së është të nxisë vendet që të marrin masa në vend që të presin derisa spitalet e tyre të mbushen dhe të jetë shumë vonë.
Rastet në Afrikën e Jugut janë rritur më shumë se 1400% gjatë dy javëve që kur Omicron u identifikua për herë të parë, sipas statistikave të departamentit lokal të shëndetësisë.
Ndërkohë që shkalla e pozitivitetit është rritur në 26%. / Gazeta Enigma.