OBSH-ja bën thirrje për përshpejtim urgjent të evakuimeve mjekësore nga Rripi i Gazës

OBSH-ja bën thirrje për përshpejtim urgjent të evakuimeve mjekësore nga Rripi i Gazës

Në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) kanë adresuar thirrje të shtunën për përshpejtim urgjent të evakuimeve mjekësore nga Rripi i Gazës, duke paralajmëruar se më shumë se 15,600 pacientë kanë nevojë për kujdes të specializuar, ka raportuar The Guardian.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i ka falënderuar Emiratet e Bashkuara Arabe për mbështetjen e ofruar në evakuimin e fundit të pacientëve në gjendje kritike dhe të sëmurëve, porse ka njoftuar se duhet veprohet më shpejtë.

Ai ka shtuar ndër të tjera se “më shumë se 15,600 pacientë kanë nevojë për kujdes të specializuar, përfshirë 3,800 fëmijë”.

“Bëjmë thirrje për të përshpejtuar evakuimet nga Gaza, dhe që më shumë vende të angazhohen dhe të ofrojnë kujdes mjekësor. Ndërprisni luftimet!”, ka theksuar Ghebreyesus.

Ndërkaq, në Departamentin amerikan të Shtetit kanë vendosur ta ndalojnë lëshimin e vizave për ata palestinezë që nisen në drejtim të Shteteve të Bashkuara për trajtim të menjëhershëm mjekësor, teksa kanë bërë të ditur se po “rishikohet procesi i miratimit”.

Grupet humanitare e kanë kritikuar ashpër këtë vendim, duke paralajmëruar se ai e bllokon qasjen e fëmijëve të sëmurë nga shërbimet jetike shëndetësore.

Related Articles