Organizata Botërore e Shëndetësisë ka pezulluar procesin e miratimit për vaksinën ruse Sputnik V kundër COVID-19. Ndihmës Drejtori, Jarbas Barbosa, njoftoi se procesi i prodhimit të vaksinës nuk kishte përmbushur standardet e nevojshme.
“Ndërsa inspektuan një nga vendet ku prodhohet vaksina, ata zbuluan se kjo fabrikë nuk ishte në pajtim me praktikat e reja më të mira të prodhimit. Prodhuesi [i vaksinës] duhet ta marrë parasysh këtë dhe të bëjë ndryshimet e nevojshme dhe të jetë gati për një inspektim të ri.” tha ai.
OBSH shpjegon se kanë vonuar miratimin e vaksinës derisa të bëhet një inspektim i ri në njërën nga uzinat ku u prodhua Sputnik V. Hulumtimi i botuar në revistën mjekësore, The Lancet, tregon se vaksina ka 91.6% efikasitet kundër koronavirusit. Kurse nëpërmjet një postimi në Twitter, Sputnik pohoi gjithashtu se goditja tregoi 97.2% efikasitet gjatë fushatës së vaksinimit në Bjellorusi, përcjellë Klankosova.tv.
Por si OBSH ashtu edhe Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) kanë thënë se janë ende në pritje të të dhënave të plota nga prodhuesit e vaksinës. Rusia aplikoi në OBSH për miratimin e vaksinës në shkurt, por ende nuk ka marrë një Listë të Përdorimit Emergjent(EUL). Marrja e miratimit nga OBSH do të ishte një sukses për Rusinë dhe gjithashtu mund të lehtësonte udhëtimin e miliona qytetarëve rusë të vaksinuar, raporton Euronews.