Për të tetën javë radhazi, janë raportuar mbi 52 milionë raste të reja me COVID-19, në botë.
Ndërsa, drejtori i Përgjithshëm i OBSh-së tha se gjatë kësaj periudhe u shënua numër alarmant i hospitalizimeve të personave të moshës 25- deri në 59-vjeçare në mbarë botën.
“Infeksionet dhe hospitalizimet te personat e moshës 25- deri në 59-vjeçare janë duke u rritur në shkallë alarmante, me gjasë si rezultat i varianteve më ngjitëse dhe përzierjes së shtuar sociale në mesin e të rriturve më të rinj”, shtoi drejtori i OBSH-së.
Ai gjithashtu e theksoi rëndësinë e ajrit të pastër, duke thënë se ndotja e tij është kthyer në nivelin si para pandemisë në shtator të vitit të kaluar dhe se mbi nga ajri i ndotur vdesin shtatë milionë njerëz në vit, më shumë se dyfishi i të vdekurve nga COVID-19 deri më tani.