Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, u tha ukrainasve se OBSH-ja u qëndron përkrah në konfliktin me Rusinë.
“Mesazhi im për të gjithë popullin e Ukrainës është ky. OBSH qëndron pranë jush”, tha ai.
Drejtori i Emergjencave të OBSH-së, Mike Ryan, tha në të njëjtën konferencë për shtyp se organizata kishte dokumentuar tashmë 200 sulme në objektet e kujdesit shëndetësor në Ukrainë dhe do t’ua transmetonte gjetjet e saj atyre që mund të vlerësonin nëse ishin kryer krime, shkruan Aljazeera, përcjellë GazetaEnigma.