Oda e Mjekëve: 81 mjekë gabuan gjatë ndërhyrjeve në vitin 2022

Oda e Mjekëve: 81 mjekë gabuan gjatë ndërhyrjeve në vitin 2022

Pacientja Nevrije Dermaku vdiq në vitin 2015 si pasojë e një prerjeje të zorrës, gjatë një operacioni për largimin e tëmthit.

Edhe pse familjarët pretendojnë që vdekja e Nevrijes erdhi si pasojë e një gabimi mjekësor, pas 8 vitesh Gjykata e Ferizajt shpalli të pafajshëm kirurgun e rastit, Sejdullah Mahmutin.

Nga Oda e Mjekëve të Kosovës, për KIKS Kosovën, kryetari i Odës Pleurat Sejdiu tha që ky institucion ka mekanizmat vetanak të “gjykimit” për rastet që raportohen si gabime mjekësore e të tjera.

Sejdiu tha që si Odë, dënimet e saj mund të fillojnë së pari me qortime e mund të shkojnë deri në marrje të përhershme të licencës.

Për KIKS-in, ai tha se vetëm gjatë vitit të kaluar, tek Prokurori i Odës kanë qenë 46 lëndë, në Këshill etik 31 raste dhe 4 raste kanë qenë ne Gjyqin e nderit.

Related Articles