Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar se sot do të mbahet një konferencë për media me fillim nga ora 10:00, në lidhje me protestën e paralajmëruar që do të zhvillohet nesër.
Gjatë kësaj konference, do të flasë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, i shoqëruar nga përfaqësues të tjerë të sektorit të biznesit.
Ata do të ndajnë detaje lidhur me këtë ngjarje, duke përfshirë përfaqësues të Klubit të Biznesit, Aleancës Kosovare të Bizneseve, si dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.