The Guardian shkruan se forcat ruse u turpëruan nga sulmi në rajonin e Kharkivit, pasi ishin përgatitur për ofensivë në jug
Ofensiva në jug të Ukrainës, të cilës iu dha shumë-publicitet, ishte një fushatë dezinformuese për të larguar vëmendjen e Rusisë nga ofensiva reale që po përgatitej në rajonin e Kharkiv, kanë thënë forcat speciale të Ukrainës.
Forcat ukrainase po vazhdojnë të bëjnë përparime të papritura dhe të shpejta në veri-lindje të vendit, duke rimarrë më shumë se një të tretën e rajonit të pushtuar të Kharkiv për tre ditë. Kthimi i territoreve nga ana e Ukrainës u konfirmua edhe nga ministria ruse e mbrojtjes të shtunën.
Ndërsa zyrtarët ukrainas thanë se ” ishte një operacion i madh dezinformimi special,” tha Taras Berezovets, një ish-këshilltar i sigurisë kombëtare, i kthyer në oficer shtypi për brigadën Bohun të forcave speciale të Ukrainës.
“Rusia mendoi se do të jetë në jug dhe i lëvizën pajisjet ushtarake. Pastaj në vend të jugut, ofensiva ndodhi ku më së paku e prisnin, kjo u shkaktoi panik dhe ata ikën” tha ai.