Oficerë të FSK-së diplomojnë në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë në Shqipëri

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë në Shqipëri

Në ambientet e amfiteatrit të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Kolegji i Mbrojtjes dhe Sigurisë në Republikën e Shqipërisë ka organizuar ceremoninë  e diplomimit të kursantëve të Kursit të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm dhe Kursit të Lartë të Oficerit.

Programet e këtyre kurseve  ofrojnë dhënien e njohurive të nevojshme për planifikimin dhe drejtimin e operacioneve luftarake në një mjedis operacional kompleks që lidhet me sigurinë kombëtare, aftësimin për të marrë vendime të drejta dhe për të dhënë këshilla të sakta në rastet kur shqyrtohet përdorimi i forcës ushtarake.

Në këtë ceremoni në Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (KKSHP)  kanë diplomuar  4 oficer nga FSK-ja si dhe në Kursin e Lartë të Oficerit (KLO) 2 oficerë.

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës, po ndihmojnë në ngritjen e kapaciteteve profesionale në të gjitha nivelet e edukimit ushtarak. /Gazeta Enigma

Related Articles