Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, arritje historike për Kosovën

Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, arritje historike për Kosovën

Nëntoger Enis Cikaqi ka diplomuar me sukses në kursin prestigjioz “Air Defense Artillery Basic Officer Leader Course (ADA BOLC)” në Fort Sill, Oklahoma, duke u bërë oficeri i parë nga Kosova që përfundon këtë program të specializuar në mbrojtjen ajrore.

Ky sukses shënon një hap të rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke dëshmuar përkushtimin dhe nivelin e lartë të përfaqësimit të vendit në programe ndërkombëtare të trajnimit ushtarak.

Në reagimin e tij, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e vlerësoi këtë arritje si dëshmi të profesionalizmit të oficerëve të Kosovës.

“Pjesëmarrja dhe suksesi i tyre në këto kurse të specializuara jo vetëm që forcon aftësitë individuale, por gjithashtu sjell përvojë të vlefshme për zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. FSK mbetet e përkushtuar në përkrahjen e oficerëve tanë në zhvillimin profesional dhe avancimin e standardeve të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit”.

Related Articles