OKB bën thirrje për dialog me Iranin për programin bërthamor

OKB bën thirrje për dialog me Iranin për programin bërthamor

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka apeluar për dialog me Iranin, sidomos për programin e tij bërthamor, për të shmangur një krizë me pasoja shkatërruese për rajonin.

Guterres theksoi se OKB-ja ka dënuar ashpër shtypjen dhunshme në Iran dhe vlerësoi si të rëndësishëm arritjen e një marrëveshjeje, për të parandaluar eskalimin e situatës në Lindjen e Mesme.

“Po ndjekim me shqetësim diskutimet që janë në zhvillim dhe vlerësojmë se është thelbësore të vendoset një dialog për të arritur një marrëveshje, veçanërisht për çështjen bërthamore, në mënyrë që të shmanget një krizë që mund të ketë pasoja shkatërruese për rajonin”, u shpreh kreu i OKB-së.

Related Articles