OKB do të shtojë Izraelin dhe Hamasin në listën e shkelësve të të drejtave të fëmijëve

OKB do të shtojë Izraelin dhe Hamasin në listën e shkelësve të të drejtave të fëmijëve

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, do të shtojë Izraelin dhe Hamasin në listën e shkelësve të të drejtave të fëmijëve.

Hamasi është grup palestinez që udhëheq Gazën, i shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Guterres e përpilon çdo vit një listë të shteteve dhe milicive, veprimet e të cilave kërcënojnë fëmijët.

Në listë janë përfshirë grupe të Mianmarit e deri te Rusia, për shkak të luftës së nisur në Ukrainë, më 2022.

Tani, Izraeli pritet të shtohet në listë.

Guterres e dërgon listën në Këshillin e Sigurimit dhe ky trup më pas vendos nëse do të marrë masa.

Shtetet e Bashkuara janë një prej vendeve të përhershme në Këshill, dhe ato kanë qasje hezituese për të vepruar kundër Izraelit, aleatit shumë të afërt./REL/

Related Articles