OKB: Këshilli i Sigurimit mblidhet pas kërkesës së Iranit për sulmet izraelite

OKB: Këshilli i Sigurimit mblidhet pas kërkesës së Iranit për sulmet izraelite

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të mblidhet më vonë gjatë ditës së premte për të diskutuar mbi sulmet e fundit të Izraelit ndaj Iranit

Lajmin e kanë bërë të ditur burime diplomatike për median britanike The Guardian, duke konfirmuar se mbledhja është kërkuar nga Teherani.

Irani ka kërkuar ndërhyrje ndërkombëtare pas sulmeve ajrore të cilat i ka cilësuar si shkelje flagrante të sovranitetit të tij dhe kërcënim për paqen dhe stabilitetin rajonal.

Deri më tani, nuk është bërë e ditur nëse mbledhja do të jetë e hapur për publikun apo me dyer të mbyllura.

Related Articles