OKB: Një në pesë fëmijë i kequshqyer në Gaza

OKB: Një në pesë fëmijë i kequshqyer në Gaza

Situata humanitare në Rripin e Gazës është përkeqësuar rëndë, duke goditur veçanërisht fëmijët. Sipas Kombeve të Bashkuara, një në pesë fëmijë në këtë zonë është i kequshqyer, ndërsa më shumë se 100 persona, shumica fëmijë, kanë vdekur nga uria që nga fillimi i vitit 2025.

Philippe Lazzarini, komisioneri i Përgjithshëm i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët e Refugjatëve Palestinezë (UNRWA), e përshkruan situatën si një “kolaps të plotë humanitar”. Ai shton se shumica e fëmijëve që shkojnë për trajtim janë shumë të dobët dhe në rrezik të madh për jetën, nëse nuk marrin ndihmë urgjente.

Ndihmësit humanitarë që punojnë në terren, përfshirë edhe stafin e UNRWA-s, shpesh mbijetojnë vetëm me një vakt të vogël në ditë, kryesisht copëza ushqimi, dhe përjetojnë dobësi të mëdha për shkak të mungesës së ushqimit.

Edhe gazetarët që raportojnë nga Gaza po përballen me kushte të ngjashme, duke u rrezikuar nga uria, shkruan Skynews

Related Articles