Rindërtimi i të gjitha shtëpive të shkatërruara nga ofensiva ushtarake e Izraelit në Rripin e Gazës mund të zgjasë deri në shekullin e ardhshëm, më saktë 80 vite nëse ritmi i rindërtimit do të përputhej me atë që ishte pas luftërave atje në 2014 dhe 2021, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara të publikuar të enjten.
Sipas raportit të OKB-së, të paktën 370,000 njësi banimi në Gaza janë dëmtuar, duke përfshirë 79,000 mijë që janë shkatërruar plotësisht.
Në vitin 2014, pas 51 ditë luftimesh midis Izraelit dhe Hamasit, kishte 2.4 milionë tonë mbeturina në Gaza, tha Al Dardari.
Në konfliktin aktual, ka tashmë 37 milionë tonë mbeturina që duhet të pastrohen për të krijuar hapësirë për strehimore të përkohshme dhe struktura të tjera, shtoi ai.
Në raport bëhet e ditur gjithashtu se shkalla e papunësisë për palestinezët në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, Jerusalemin Lindor dhe Gazën u rrit në afërsisht 46 për qind nga rreth 26 për qind pas gjashtë muajsh lufte