Rreth 500 emigrantë janë ende të zhdukur pasi një varkë me emigrantë u mbyt në Greqi, thotë agjencia e OKB-së për refugjatët.
Një numër i madh grash dhe fëmijësh janë në mesin e të zhdukurve në tragjedinë e tmerrshme që la të vdekur 78 persona, tha zëdhënësi Jeremy Laurence.
Kryeministri i përkohshëm i Greqisë, Ioannis Sarmas, tha se do të bëhet një “hetim i plotë i fakteve dhe gjykimeve teknike” për të përcaktuar se çfarë e kishte shkaktuar fundosjen e varkës. Nuk dihet saktësisht se sa njerëz ishin në varkë, por organizata bamirëse Alarm Phone tha se ishin rreth 750.
Dy nga 104 të mbijetuarit e mbytjes kanë përshkruar se si anija e mbushur me njerëz ishte kthyer nga njëra anë në tjetrën.