Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) do të mbajë nesër një mbledhje emergjente “për shkak të situatës urgjente në Iran”, njoftoi kreu i këtij organi të OKB-së.
Ndërkohë, drejtori i programit bërthamor iranian, Mohammad Eslam, i ka dërguar një letër IAEA-së, duke kërkuar një hetim mbi sulmet amerikane dhe duke nxitur agjencinë që të dënojë veprimin e SHBA-së, sipas mediave iraniane, raporton BBC.
IAEA konfirmoi më herët se nuk ka patur asnjë rritje në nivelet e rrezatimit pas goditjeve në tre qendra bërthamore në Iran.