Olta i zbulon Deas vendimin e produksionit para se të hapej zarfi i zi

Olta i zbulon Deas vendimin e produksionit para se të hapej zarfi i zi

Sjelljet e çuditshme të banorëve të shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’ vihen re në moment nga ndjekësit e rregullt.

Çdo moment dyshues hidhet menjëherë në rrjetet sociale, njëjtë si leximi i skaletës së Arbanës.

Nga dita e djeshme, në rrjet po qarkullon një video, ku shfaqet Olta e cila i tregon Deas se ka ikur Valbona, por kjo deklaratë u bë para se të hapej zarfi në shtëpi.

Armaldo Kllogjeri (Maestro) pyet Oltën nëse ka ardhur zarf, e kjo e fundit i pohon. Më pas, Olta i kërkon Deas që të mos e diskutojnë atë që u tha mes tyre.

Kjo lë shumë dyshime mbi lojën e Oltës, e nëse ajo po ndihmohet apo udhëzohet nga dikush tjetër.

Related Articles