Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në veri të Kosovës, pas largimit të përfaqësuesve të Listës Serbe nga institucionet e Kosovës.
Përmes një cicërime në Twitter, Xhaçka shpreh shqetësimin për zhvillimet në veri të Kosovës, ndërsa thotë se dalja nga institucionet kosovare është një akt përshkallëzimi në një kohë kur nevojitet bashkëpunimi dhe dialogu konstruktiv.
“Ky nuk është momenti për të hequr dorë dhe bojkotuar. Ky është një moment kur dialogu nevojitet më shumë se kurrë”, shkruan Xhaçka në Twitter.