Olt Kondirolli zuri vendin e dytë në kuadër të grupit të tij të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.
Kondirolli zhvilloi një garë fantastike në 100 metra, duke arritur edhe rezultat shumë pozitiv, por që nuk ishte i mjaftueshëm për të kaluar në finale.
Ai kishte kohë 54:33, por bateritë tjera patën garues me kohë më të shpejtë dhe kështu notarit kosovar iu pamundësua kualifikimi në mesin e 16 notarëve më të mirë.
Ai ishte i 64-ti në garë të përgjithshme, nga gjithes 70 garues sa morën pjesë nga të gjitha grupet.