Oltion Bilalli po vazhdon nën kujdes intensiv në QKUK

Oltion Bilalli po vazhdon nën kujdes intensiv në QKUK

Futbolli kosovar ka pësuar një tronditje ditën e djeshme në ndeshjen Gjilani – Malisheva.

Sulmuesi i talentuar gjilanas, Oltion Bilalli ka pësuar tronditje pas një dueli me portierin e skuadrës mysafire Ilir Avdyli.

Bilalli ra në tokë dhe ka humbur ndjenjat, derisa me ambulancë është dërguar fillimisht në spitalin e Gjilanit e pastaj edhe në QKUK.

23-vjeçari ka pasur gjakderdhje të brendshme, derisa gjendja e tij sot është stabile, jashtë rrezikut për jetë.

Telegrafi mëson se  Olti po vazhdon kujdesin intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku të gjithë nga klubi i Gjilanit po i qëndrojnë afër.

Related Articles