Omicron-i veç sa nuk ka ardhur në Kosovë

Omicron-i veç sa nuk ka ardhur në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit katër persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 nga gjithësej 2,368 të testuar, ndërsa nuk u regjistrua asnjë rast i vdekjes.

Mirëpo, këtë situatë ekspertët e fushës nuk po e shohin si kohë për t’u relaksuar nga rreziku i virusit, kështu duke paralajmëruar se shumë shpejt do të arrij varianti “Omicron” i COVID-19, që tashmë është përhapur në disa vende të Evropës.

“Mundësia e paraqitjes së Omicronit në Kosovë, normalisht se është evidente dhe është e vështirë të paramendohet se nuk do të ketë raste edhe në Kosovë, pasi virusi është i njëjtë, rrugët e përhapjes janë të njëjta”, tha drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi.

Derisa qytetarët kanë filluar të marrin edhe dozën e tretë të vaksinës.

Ndërsa me të dy dozat deri me tani janë vaksinuar 873 mijë e 755 qytetarë./Gazeta Enigma/

Related Articles