Operacion i përbashkët ShBA–Kosovë, kryhet me sukses një fluturim për deportimin e migrantëve

Operacion i përbashkët ShBA–Kosovë, kryhet me sukses një fluturim për deportimin e migrantëve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është realizuar me sukses një operacion deportimi të migrantëve përmes një fluturimi të organizuar.

Në një postim zyrtar në Facebook, Ambasada thekson se siguria kufitare mbetet një ndër prioritetet kryesore të Administratës Trump.

“Fluturimi i suksesshëm i deportimit këtë javë do ta mbajë vendin tonë të sigurt dhe do të pengojë migrimin e paligjshëm në të ardhmen.”

“Falë partneritetit të fortë midis Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave (ICE), Shërbimit të Sigurisë Diplomatike dhe Policisë së Kosovës, ne po zbatojmë ligjet tona dhe po e mbajmë kufirin tonë të sigurt,” thuhet në njoftim.

Related Articles