Shërbimi Kërkim Shpëtim Malor i Kosovës (ShKShMK) ka ndërmarrë një operacion kërkimi për një qytetar, i cili është raportuar i humbur që nga orët e vona të datës 22.06.2025, raporton Gazeta “Enigma”.
Përmes një postimi në profilin e tyre në Facebook ata kanë njoftuar se një skuadër e ShKShMK-së, në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe banorët e fshatit, ka krehur një perimetër të gjerë në fshatin Gorozhup.
“Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve intensive, nuk është gjetur asnjë gjurmë e personit të humbur. Operacioni i kërkimit është pezulluar për momentin, deri në grumbullimin e informacioneve të reja dhe të nevojshme”, thuhrt në njoftimin e tyre.
Informacione për Personin e Humbur:
* Emri: Nebi Tejeci
* Viti i lindjes: 1940
* Vendbanimi: Fshati Gorozhup
“Çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e zotit Tejeci është i mirëpritur. Ju lutemi të kontaktoni Policinë e Kosovës ose ShKShMK-në nëse keni ndonjë të dhënë”. /Gazeta Enigma/