Falë operacionit të Policisë së Kosovës “Goditja” që nisi një javë më parë janë 96 persona të arrestuar, prej tyre 27 me urdhër-arrest të gjykatës.
Nga patrullimi i Policisë po ashtu janë konfiskuar 37 armë gjatë të njëjtës periudhe kohore.
Policia gjithashtu njoftoi se janë kontrolluar 16,916 automjete, ku nga 2997 pika kontrolli për ta, 970 prej tyre kanë rënë në radarë dhe testim të alkoolit.
Më poshtë raporti i Policisë:
Po vazhdon realizimi i Urdhrit Operativ ‘GODITJA’
Prishtinë, më 15.08.2023
Policia e Kosovës, është duke vazhduar së zbatuari detyrat që dalin nga UO “Goditja”. Gjatë një jave (08-14 gusht 2023), policia ka shtuar aktivitetet e saja kryesisht në zonat urbane me qëllim të ofrimit të sigurisë publike dhe arrestimin e të dyshuarve që bien ndesh me ligjin.
Gjatë kësaj kohe, janë shënuar aktivitetet si në vijim:
· Janë realizuar 2997 Pika Kontrolli për Automjete, 970 prej tyre me radarë dhe alool-test,
· Janë kontrolluar 16916 automjete,
· Janë kontrolluar 270 lokale,
· Janë arrestuar 96 persona, prej tyre 27 me urdhër-arreste nga gjykatat dhe
· Janë konfiskuar 37 armë.
Policia do të vazhdojë të kryejë dhe të realizojë pikat e parapara me këtë urdhër me qëllim që rastet kriminale të parandalohen dhe zvogëlohen sa më shumë.
Po vazhdon realizimi i Urdhrit Operativ ‘GODITJA’ Prishtinë, më 15.08.2023 Policia e Kosovës, është duke…