Operacioni ukrainas në mes të shkurreve, momenti kur lihen të vdekur një grup i ushtarëve rusë

Operacioni ukrainas në mes të shkurreve, momenti kur lihen të vdekur një grup i ushtarëve rusë

Ushtria e Ukrainës ka publikuar pamjet e një aksioni ku vranë një grup të ushtarëve rusë në një fushë të hapur.

Sipas një video të publikuar nga faqja ukrainase Operativno_ZSU, forcat ukrainase kanë qëlluar një grup të forcave kundërshtare që po fshiheshin në shkurre.

Forcat ukrainase thuhet se këtë sulm e kanë kryer me mortajë 120 mm.

Ndonëse tentuan të fshiheshin nën shkurre, ushtarët rusë nuk arritën t’i shpëtonin kësaj goditjeje të fuqishme që po vinte prej së largu.

Pamjet siç shihen janë xhiruar me dron.

Nuk dihet se në cilën zonë ka ndodhur ky sulm, mirëpo luftime të ashpra janë duke u zhvilluar në qytetin Bakhmut, derisa Ukraina thotë se ka avancuar për dy kilometra.

Related Articles