FC Drita ka njoftuar zyrtarisht se Faton Maloku e ka kaluar me sukses operacionin.
Portieri gjilanas iu nënshtrua këtij operacioni disa ditë pasi u kuptua se ka këputur ligamentin
Fatmirësisht, Maloku e ka kaluar me sukses operacionin e bërë në Shkup.
Siç dihet, 31-vjeçari do t’i mungojë “Intelektualëve” për pjesën e mbetur të sezonit.
Njoftimi i plotë nga klubi i Dritës:
“FORCA FATON
Portieri ynë, Faton Maloku sot ka kryer operacionin me suksese në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Gardiani ynë pritet t’i kryej gjitha procedurat e më tejme deri në shërim të plotë.
FC DRITA i dëshiron shërim sa më të shpejtë dhe rikthim të fuqishëm në mesin tonë.
Suksese Faton”.