Opozita: Asociacioni rrezikon procesin e dialogut

Opozita: Asociacioni rrezikon procesin e dialogut

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë kohët e fundit nuk ka treguar rezultate ka vlerësuar deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli. Sipas saj, Serbia po luan rol destruktiv në këtë proces për të dështuar zbatimin e marrëveshjes për normalizim të raporteve.

‘’Serbia po i ikë marrëveshjes. BE-ja duhe të jetë më rigoroze ndaj Serbisë dhe duhet ta kuptojë se Serbia nuk do të arrijë marrëveshje përfundimtare me Kosovën.  Ne kemi kërkuar që Asociacioni të mos ketë kompetenca ekzekutive’’, tha Pacolli.

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, akuzon Qeverinë për manipulim dhe  mungesës së transparencës në proces të dialogut. Sipas tij,  për shkak të politikave të kryeministrit Kurti, Kosova ka regres në dialog me Serbinë”.

‘’Kjo Qeveri nuk i jep llogari Kuvendit për procesin e dialogut, por përmes komunikatave mundohet me manipulua.  Kosova ka shkuar shumë hapa prapa për shkak të politikës së VV-së që ka ndjek që shumë kohë. Kosova nuk e ka pozicionin që ka pasur dikur në proces të dialogut”, tha Lushtaku.

Ndërsa, deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, për TV 21 tha se kërkon nga kryeministri Kurti të ketë guxim dhe të bashkëpunoj me opozitën për procesin e dialogut. Deputetja Bytyqi e quan të rëndësishme për Kosovën publikimin e përmbajtjes së draft-statutit të Asociacionit përpara themelimit të tij.

‘’Kurti duhet të marrë hapin e guximshëm dhe të na njoftoj rreth draftit. Kishte qenë mirë në një seancë të hapur apo të mbyllur të diskutohet drafti nëse duhet të ndryshohet apo të ndërhyhet”, tha Bytyqi.

Takimi i fundit në Bruksel midis kryenegociatorëve nuk pati përparime konkrete në zbatimin e marrëveshjes për normalizim të raporteve, për shkak se palët kanë qëndrime të ndryshme për themelimine Asociacionit.
Në planin e ri evropian ndër të tjera parashihet themelimi i komunave me shumicë serbe nga Qeveria e Kosovës, ndërsa Serbia duhet ta njoh de-fackto pavarësinë e Kosovës.

Related Articles