Opozita, e pakënaqur me informacionin e Kurtit

Opozita, e pakënaqur me informacionin e Kurtit

Përveç që nuk e kishte marrë malli, Lumir Abdixhiku thotë se as nuk mësoi diçka të re nga kryeministri Albin Kurti, për takimin që ky i fundit e pati me presidentin serb Aleksandar Vuciq në Bruksel.

Megjithatë, kryetari i Lidhjes Demokratike tregon çka i tha kreut të ekzekutivit për bisedimet me Serbinë, në takimin informues qeveri-opozitë ku mungoi Memli Krasniqi, i Partisë Demokratike.

Ky shton se dialogu duhet të fokusohet te marrëveshja finale me njohje të ndërsjellë.

Këso ujdie do edhe kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, por jo ta ketë ndërmjetës kryesor Bashkimin Evropian.

Sipas Haradinajt, Serbia do ta përdor temën e asociacionit që të zhduket nga tavolina.

Ky takim ndodhi dy ditë para nisjes së ujdisë pa dokument, ku asnjëra palë nuk lëshojnë dokumente “hyrje-dalje” në kufi. Por, Kurti thotë se është gati edhe për skenare tjera.

Qeveria nuk ka hequr dorë as nga procesi i konvertimit të tabelave ilegale në RKS, që nis më 1 shtator.

Për dialogun e këto marrëveshje, Kurti pritet të raportojë edhe në Kuvend, kur të nis sesioni i ri.

Related Articles