Partitë opozitare në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës e kanë penguar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, që të flasë, pasi e njëjta mori fjalën për të iu kundërpërgjigjur kritikave të tyre lidhur me rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt.
Partitë opozitare janë dëgjuar duke bërë zhurmë në momentin që Haxhiu ka dalë në foltoren e Kuvendit dhe ka filluar të i kundërpërgjigjet shefit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahirit, i cili i kërkonte asaj që të mos flasë.
“Z. Tahiri s’ke nevojë me u shqetësua. A mundesh me u qetësu të lutem? Ju nuk keni të drejtë me i thënë ‘mbylle’ ministres së Drejtësisë. Pse po shqetësohesh? Nuk po kuptoj?”, iu drejtua Haxhiu, Tahirit.
Pas kësaj deklarate të ministres, opozita ka filluar të bëjë zhurmë duke goditur tavolinat me shishet e ujit.