Drejtori i Institutit për Marrdhënie Ndëretnike, Fatmir Sheholli, ka deklaruar se si Institut për afirmimin e Marrdhënieve Ndëretnike, kanë pasur informata të sakta edhe para zgjedhjeve paralmentare në Serbi.
Në një intervistë për Gazeta Blic, Sheholli tha se mbledhja e mijëra studentëve para zyrave të Vucicit, kemi një kryengritje studentore edhe opozitare për shkak të vjedhjeve masovike të votave të Vucicit për Beogradin, por jo vetëm për Beogradin por edhe për të Republikës së Serbisë.
“Ne si Institut për afirmimin e Marrdhënieve Ndëretnike kemi pasur informata të sakta edhe para zgjedhjeve parlamentare në Serbi edhe tash pas që atje do të kemë një kryengritje civile.
Tash kësaj që ka ndodhur mbrëmë, e mbrëmë ka ndodhur që me mijëra e mijëra student të Serbisë të mblidhen para zyrës së Vucicit, por edhe para kuvendit komunal të Beogradit, në kacafytje me policinë atje e kemi një kryengritje studentore edhe opozitare, për shkak të vjedhjeve masovike të votave të Vucicit për Beogradin, por jo vetëm për Beogradin por edhe për të Republikës së Serbisë”, tha Sheholli.
Tutje ai transmetoi se kërkesa e opozitës në Serbi ka qenë që para opinionit serb, Aleksander Vucic të dërgohet tek neuropsikiatri, duke aluduar se ky njeri ka lajthitur në kokë.
“Është interesant të themi se çka është kërkesa e opozitës në Serbi, ata kanë kërkuar që para opinionit serb Aleksander Vucic të dërgohet tek neuropsikiatri, duke aluduar që ky njeri ka lajthitur në kokë, dhe tash mund të themi se jemi në pragë të luftës civile në Serbi”, potencoi ai.
Sheholli i tha Gazeta Blic se ku kanë filluar studentët kanë fituar, dhe njëherësh Sheholli bson se nëse vazhdojnë kështu rrëzimi i Vucicit vetëm se i afrohet rrëzimit të pushtetit të tij.
“Studentët deri sot ku kanë filluar, kanë fituar, opozita në Serbi e kemi parlajmëruar dhe po e themi që është goxha e gatshme është edhe ngrehuri e disa nga liderët tash e shtatë ditë, në një gjendje goxha të vështirë. Unë besoj që nëse vazhdojnë kështu, rrëzimi i Vucicit vetëm i afrohet rrëzimit të pushtetit të tij”, përfundoi Sheholli.