Armend Zemaj, deputet i LDK-së, shpalli sot se ai dhe kolegët e tij nga partitë opozitare do të dorëzojnë fjalimet e tyre në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) në orën 14:30. Kjo veprimtari ka si qëllim protestimin ndaj vendimit të RTK-së për të mos transmetuar seancën e fundit në kanalin e saj qendror.
Zemaj theksoi rëndësinë e RTK-së si transmetues publik, i cili është themeluar dhe financohet nga Kuvendi i Kosovës, duke theksuar se ky institucion duhet t’i përgjigjet interesave të publikut dhe jo individëve, përveçse duhet të qëndrojë jashtë ndikimeve politike, raporton Gazeta Enigma.
“Mostransmetimi i kësaj seance është një shenjë e mbytjes së demokracisë dhe një përpjekje për të heshtur zërin e deputetëve, që janë përfaqësues të qytetarëve të këtij vendi,” u shpreh ai.
Zemaj ftoi mediat e pranishme të bashkohen me opozitën në këtë iniciativë, duke shtuar se shefat e grupeve parlamentare do të adresohet qytetarëve para RTK-së për të shprehur shqetësimet e ngritura gjatë seancës kuvendore./GazetaEnigma/