Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se opozita s’po ndahet nga partnerja e vjetër – Lista Serbe
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se abstenimi i PDK-së për Listën Serbe dhe mosvotimi për Nenad Rashiqin, tregon se opozita më lehtë e mban gjallë koalicionin me Vuçiqin, se që voton për ata që e pranojnë Republikën e Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Opozita në Kuvend sot, s’po ndahet dot nga partnerja e vjetër – Lista Serbe.
Një listë që e luftoi Kosovën me armë dhe ende e mohon shtetin tonë.
Abstenimi i PDK-së për Listën Serbe dhe mosvotimi për Nenad Rashiqin – një deputet nga komuniteti serb që e njeh shtetin e Kosovës, tregon se opozita e ka më të lehtë të mbajë gjallë koalicionin me Vuçiqin sesa të votojë për ata që e pranojnë Republikën e Kosovës.