Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, është takuar sot me kryetaren e Kuvendit të Republikës, Albulena Haxhiu.
Gjatë takimit, Orav dhe Haxhiu biseduan mbi çështje të ndryshme që i kontribuojnë planit të rritjes së BE-së.
Për realizimin e takimit, Orav u shpreh tejet i kënaqur.
“Përtej ratifikimit të marrëveshjeve të planit të rritjes së BE-së, theksova prioritetet kryesore legjislative – Kodin Civil, KPM-në, RTK-në, SEPA-n, reformën gjyqësore dhe ligjet e paketës së energjisë – si pjesë e reformave që e çojnë përpara Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së”, shkroi ai në X.
