Shefi i BE-së në Kosovë, Aivo Orav ka takuar sot vëzhguesit e Grupit Kryesor të Misionit të Vëzhguesve të Zgjedhjeve të BE-së (EOM) të cilët do të monitorojnë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin “X”, shefi i BE-së në Kosovë tha se BE shpreh përkushtimin për një proces të besueshëm e transparent zgjedhor.
“EOM do të monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, duke riafirmuar angazhimin e Bashkimit Evropian për demokracinë dhe rëndësinë e një procesi zgjedhor të besueshëm, gjithëpërfshirës dhe transparent.”, ka shkruar Orav.
Happy to welcome the EU Election Observation Mission (EOM) Core Team to 🇽🇰 Kosovo today.
The EOM will monitor the 9 Feb 2025 elections, reaffirming the 🇪🇺 EU’s commitment to democracy & the importance of a credible, inclusive & transparent electoral process. pic.twitter.com/rMiR8yw00A— Aivo Orav (@AivoOrav) January 9, 2025