Orban: Mickoski i fitoi zgjedhjet, edhe pse Brukseli nuk e donte

Orban: Mickoski i fitoi zgjedhjet, edhe pse Brukseli nuk e donte

Kryeministri hungarez, Victor Orban, në hapjen e Konferencës së veprimit politik Konservator (CPAC) në Budapest, vlerësoi kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe lidershipin e tij në mbrojtjen e kufirit evropian nga imigrantët e paligjshëm.

“Heroi ynë maqedonas, Hristijan Mickoski, fitoi zgjedhjet edhe pse i gjithë Brukseli mbështeti kundërshtarin e tij”, tha Orban në fjalimin e tij.

“Ai është rojtari i një fortese që mbron kufirin jugor të Evropës nga imigrimi. Rroftë Maqedonia”, deklaroi tutje ai.

Orban njihet për kundërshtitë e tij ndaj politikave të BE-së dhe përafrimit me presidentin rus Vladimir Putin.

Related Articles