Partia Socialdemokrate e Kosovës, ka organizuar protestë për dorëheqjen e ministrit të Financave, Hekuran Murati.
Kjo është bërë e ditur nga kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.
Molliqaj ka thënë se protesta ka për qëllim shkarkimin e ministrit Murati.
“Ajo që kemi pa këto ditë, janë disa deklarata të ministrit në detyrë të Financave, që ka sulmuar, fyer e deniguar përpjekjer për çlirim. I njëjti ministër s’e ka marrë mundin as të shpjegohet”, ka thënë Molliqaj.
Protesta do të organizohet më 6 korrik në orën 19:00.