Oriola Marashi shkëlqen sërish në sfilatën e ‘Guess’ në Zvicër

Oriola Marashi shkëlqen sërish në sfilatën e ‘Guess’ në Zvicër

Oriola Marashi është një ndër personazhet më të kometuara në rrjetet sociale teksa shumë e konsiderojnë edhe si një nga modelet më të bukura shqiptare.

Oriola prej vitesh është bërë pjesë e markës së njohur botërore të veshjeve “Guess”.

Super modelja edhe së fundi ka punuar me brendin e famshëm në kampanjën e tyre të re.

Disa video që janë shkëputur nga ky projekt i ri, nëna e Oriolës i ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në llogarinë e Instagram.

Edhe këtë herë Oriola ka shkëlqyer si gjithmonë.

Kujtojmë se Oriola Marashi është përfshirë në familjen e markës së famshme “Guess” pak vite më parë.

Ajo ka marrë pjesë në sfilatat më të rëndësishme të “Guess” dhe ajo ka zbuluar se ka qenë Paul Marciano, drejtuesi i ‘Guess’ ai që e zbuloi në 18 mars 2019.

Related Articles