Po raportonte drejtpërdrejt parashikimin e motit, gazetarja goditet nga një veturë

Po raportonte drejtpërdrejt parashikimin e motit, gazetarja goditet nga një veturë

Gazetarja e lajmeve televizive, e cila u rrit në zonën e Filadelfias u godit nga një veturë gjatë një transmetimit të drejtpërdrejtë të motit në Virxhininë Perëndimore.

Në mënyrë tronditëse, ajo u kthye në këmbë disa çaste më vonë dhe deklaroi se nuk ishte lënduar, duke e marrë me qetësi incidentin ndërsa vazhdonte punën e saj.

Tori Yorgey, një reportere në WSAZ TV, po mbulonte kushtet e këqija të motit në Dunbar kur një automjet e goditi nga pas, duke e rrëzuar në tokë.

Një video tashmë virale shfaq reagimin e habitur të spikerit të stacionit Tim Irr, i cili komunikoi për t’u siguruar që Yorgey ishte mirë.

“Oh, Zoti im. Sapo u godita nga një veturë, por jam mirë,” tha Yorgey. “Sapo më goditi një veturë, por jam mirë, Tim! Unë jam mirë!”

Në sfond, shoferi i veturës që goditi Yorgey mund të dëgjohet duke pyetur nëse ajo është mirë.

Related Articles