Rene Hofer, piloti zyrtar i KTM në Kampionatin Botëror të Motocross MX2, ka humbur jetën si pasoj e ortekut të borës që e mbuloi derisa po bënte ski!
Austriaku, i cili po bënte ski me miqtë, nuk mundi të mbrohej dhe nuk ia doli. Në aksident humbën jetën edhe dy djem të tjerë.
I lindur më 4 janar 2002, Rene Hofer ishte një pilot premtues për Motocross. Megjithëse kishte më pak përvojë se shoku i skuadrës Tom Vialle, kampion i botës 2020 dhe dy vjet më i madh, KTM po i besonte gjithnjë e më shumë te Rene.
Një dyshe austriake që kishte filluar të tregonte gjëra të mira që në fund të sezonit të Kampionatit Botëror të Motocross 2021.
Rene kishte mbërritur në Kampionatin Botëror të Motocross në vitin 2020, por një lëndim e kishte komprometuar sezonin e debutuesit para kohe. Fitues në vitin 2016 i Kampionatit Evropian të 85cc, Kampionatit Botëror të 85cc dhe Kupës Adac MX Junior, ai garoi në Kampionatin Evropian të 125cc në dy vitet në vijim, duke marrë një pozicion të pestë dhe një të tretë përfundimtar.
Sezoni 2019, nga ana tjetër, ishte pika e nisjes drejt Kampionatit Botëror, falë një vendi të katërt në Europianin 250.