OSBE: Një anëtar i stafit në Kosovë, është arrestuar të premten në Beograd

OSBE: Një anëtar i stafit në Kosovë, është arrestuar të premten në Beograd

Misioni i OSBE-së në Kosovë po e pranon se një anëtar lokal i stafit të saj në Prishtinë, është arrestuar në Beograd, të premten që e lëm pas.

Nga OSBE shkruajnë se përveç kësaj, janë në kontakt me policinë për këtë çështje.

”Misioni është në dijeni të raportimeve të mediave në lidhje me arrestimet të premten nga policia në Beograd. Misioni mund të konfirmojë se njëri nga të arrestuarit është një anëtar lokal i stafit mbështetës të Misionit. Nuk janë të sakta raportimet se nga të arrestuarit është përdorur një automjet i Misionit. Jemi në kontakt me policinë për këtë çështje, por nuk mund të komentojmë më tej në këtë moment pasi është një çështje ligjore me një hetim në vijim”.

/Klan Kosova/

Related Articles