Osmani arrin në Washington për takimin inaugurues të Bordit të Paqes

Osmani arrin në Washington për takimin inaugurues të Bordit të Paqes

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka arritur në Washington, D.C., me ftesë të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të marrë pjesë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes.

Osmani ka bërë të ditur se në këtë takim ajo përfaqëson Republikën e Kosovës si shtet anëtar themelues.

“Në ftesë të presidentit Trump, kemi arritur në Washington, D.C., për takimin inaugurues të Bordit të Paqes, duke përfaqësuar Republikën e Kosovës si shtet anëtar themelues. Së bashku me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara, dhe liderë nga e gjithë bota, do të avancojmë përpjekjet tona të përbashkëta për paqe dhe siguri globale”, ka shkruar Osmani.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë nismë ndërkombëtare konsiderohet si një hap i rëndësishëm në forcimin e partneritetit strategjik me SHBA-në dhe në angazhimin e vendit për çështjet e paqes dhe sigurisë globale. 

Related Articles