Osmani: Barduani ka dhënë kontribut të çmuar për paqen në Kosovë dhe rajon

Osmani: Barduani ka dhënë kontribut të çmuar për paqen në Kosovë dhe rajon

Presidentja Vjosa Osmani, javën që shkoi ka dekoruar komandatin e KFOR-it, Enrico Barduanin, me Medaljen Presidenciale Ushtarake, teksa mandati i tij po vjen drejt fundit.

Osmani tha se gjatë mandatit të tij në krye të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani ka dhënë kontribut të çmuar për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në rajon.

“Në shenjë falënderimi për këtë shërbim të vyer, gjatë javës që shkoi, i ndava atij Medaljen Presidenciale Ushtarake, një simbol i mirënjohjes së popullit tonë për përkushtimin e pandërprerë të NATO-s për paqe dhe siguri afatgjate”, shkroi Osmani, duke bashkangjitur fotografi nga ngjarja.

Related Articles