Distria Krasniqi e ka fituar edhe përballjen e dytë në Lojërat OIimpike “Paris 2024”. Tashmë, ajo ka shkuar në gjysmëfinale, duke fituar me Ippon ndaj izraelites Gefen Primo.
E për dy fitoret e saja ka filluar festa nga ekipi i Kosovës që në Francë, bashkë me presidenten Vjosa Osmani.
Kjo shihet në një video të shpërndarë nga Egnesë Vitia nga zyra e Presidencës së Kosovës.
Kujtojmë se nëse Krasniqi, e fiton edhe përballjen në gjysmëfinale, ajo e siguron një nga dy medaljet, të artën ose të argjendtën.
Së shpejti pritet të dihet edhe kundërshtarja e gjysmëfinales për xhudisten nga Kosova.