Osmani, bashkë me nënën e motrat e saj bëjnë mamografinë në QKUK

Osmani, bashkë me nënën e motrat e saj bëjnë mamografinë në QKUK

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se bashkë me nënën dhe motrat e saj, kanë bërë mamografinë në repartin e QKUK-së.

“Tetori nuk ka pse të jetë i vetmi muaj rozë 🎀 dhe koha e vetme për sensibilizim. Për të gjitha gratë që nuk kanë arritur ta kryejnë mamografinë akoma, caktojeni terminin sa më parë. Kontrollat janë pa pagesë”, shkroi Osmani në një postim në Facebook.

“Zbulimi i hershëm shpëton jetë!”, shtoi e para e shtetit. /Gazeta Enigma

Related Articles