Osmani: BE-ja të heqë masat ndaj Kosovës, janë të padrejta

Osmani: BE-ja të heqë masat ndaj Kosovës, janë të padrejta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje për heqjen e masave të vendosura ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian.

Në një konferencë për media me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Osmani theksoi se këto masa janë të padrejta dhe po dëmtojnë qytetarët e Kosovës, transmeton Gazeta Enigma.

“Është e nevojshme që Bashkimi Evropian të vlerësojë dhe njohë arritjet tona. Po ashtu, është koha e fundit që masat e padrejta ndaj Kosovës të hiqen përfundimisht. Këto masa, përveç se janë të padrejta, dëmtojnë drejtpërdrejt qytetarët e Kosovës pa dallim dhe kanë penguar procesin e dialogut, duke e bërë atë të pabalancuar, të pabarabartë dhe pa kredibilitet,” u shpreh presidentja Osmani./GazetaEnigma/

Related Articles