Osmani bën homazhe te varri i Fehmi Aganit: Një njeri që ka ditur t’i bëjë bashkë të gjithë në kohët më sfiduese

Osmani bën homazhe te varri i Fehmi Aganit: Një njeri që ka ditur t’i bëjë bashkë të gjithë në kohët më sfiduese

Presidentja Vjosa Osmani e shoqëruar nga kryeministri, Albin Kurti kanë bërë homazhe të varri i veprimtarit, Fehmi Agani, në 22-vjetorin e vrasjes së tij.

Osmani tha se Agani ishte krahu i djathtë i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, teksa e vlerësoi lartë figurën e tij.

“Sot në këtë 6 maj në 22 vjetorin e vrasjes makabre të akademik Fehmi Aganit të njeriut i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në vendosjen e bazamentit të Kosovës së bashku me kryeministrin dhe familjarët bëmë nderime të varri i tij për ta kujtuar në radhë të parë shpirtin e tij liridashës, por edhe liridashësin që nuk reshti kurrë duke punuar”, shtoi presidentja, duke thënë se edhe sot kërkohet drejtësi.

Tutje, Osmani tha se Agani ishte një njeri që gjithmonë ka ditur t’i bëjë bashkë të gjithë në kohët më sfiduese, duke theksuar se punoi që sakrifica e popullit të Kosovës për liri të dëgjohej në gjithë botën.

Related Articles