Osmani bën homazhe te varri i Rugovës me veturën e restauruar të tij

Osmani bën homazhe te varri i Rugovës me veturën e restauruar të tij

Presidentja Vjosa Osmani sot ka shkuar për homazhe të varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova për homazhe me veturën e tij.

Nga Presidenca bëjnë të ditur se Osmani e ka restauruar veturën e Rugovës pas 20 vitesh.

Osmani sot tha se Rugova dha një kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e themeleve të forta të shtetit në një kohë, siç tha ajo, jashtëzakonisht të rëndë për popullin e Kosovës kur rrezikohej nga shfarosja.

“Në atë kohë presidenti Rugova jo vetëm që bëri bashkë të gjithë qytetarët e Kosovës rreth kauzës për liri, pavarësi dhe demokraci, por njëkohësisht u bë edhe zëri i Kosovës në botë duke ndërtuar aleanca të fuqishme të cilat na u deshën më së shumti pikërisht në ato kohë të vështira e të cilat rezultuan me intervenimin e NATO-s i cili edhe e ndihmoi çlirimin e Kosovës e pastaj mbështetja e këtyre shteteve mike ndihmoi edhe vetë pavarësimin e vendit tonë”, tha Osmani.

Related Articles